Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Tryeza me temë “ Përfaqësimi gjinor në nivelin lokal – 1 vit pas zgjedhjeve lokale” mbledh përfaqësuesit e Qeverisë, Komunave, Shoqërisë Civile dhe Mediave

Prishtinë, 27 Nëntor 2018

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe emisionin “ Jeta në Komunë” organizuan tryezën e diskutimit me temën “Përfaqësimi gjinor në nivelin lokal – 1 vit pas zgjedhjeve lokale”.


Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues nga Qeveria, Komunat, Shoqëria Civile dhe Mediat, të cilët diskutuan për progresin e arritur dhe sfidat lidhur me përfaqësimin e barabartë gjinor në strukturat e vetëqeverisjes lokale.

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj foli për kornizën e avancuar ligjore sa i përket përfaqësimit të kuotës gjinore, ndërsa në anën tjetër potencoi edhe sfidat të cilat kanë dal gjatë zbatimit të ligjit, veçanërisht në qasjen për vendin e punës, dhunën ndaj gruas, si dhe pjesëmarrjen e grave në përfaqësimin institucional.

Gjithashtu, kryetarët e komunave, z. Ardian Gjini (Gjakovë), z. Qëndron Kastrati (Kamenicë) dhe z. Naim Ismajli (Shtime), si dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt znj. Kristina Gashi – Bytyqi, kanë pasqyruar gjendjen reale dhe veprimet që janë ndërmarrë nga ana e tyre lidhur me përfaqësimin gjinor në komuna, si dhe sfidat e shfaqura përgjatë zbatimit të Ligjit për Barazinë Gjinore.

Pjesë e panelit diskutues ishte edhe Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, zëvendës amabasadori i OSBE-së në Kosovë z. Kilian Wahl dhe Miranda K. Përfaqësuese nga Ambasada Amerikane/USAID.

Tryeza është moderuar nga Jeta Xharra, Drejtoreshë e BIRN për Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors