Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt puntoria njëditore “Fuqizimi i grave dhe vajzave për pjesëmarrje në procese vendimmarrëse me fokus të drejtat e grave me aftësi të kufizuara dhe grave nga zonat rurale”

Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut, në bashkëpunim me OSBE-në sot më 23 maj 2014 ka mbajtur punëtorinë njëditore me temën “Fuqizimi i grave dhe vajzave për pjesëmarrje në procese vendimmarrëse me fokus të drejtat e grave me aftësi të kufizuara dhe grave nga zonat rurale”. 23 maj 2014, Prishtinë

Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut, në bashkëpunim me OSBE-në sot më 23 maj 2014 ka mbajtur puntorinë njëditore me temën “Fuqizimi i grave dhe vajzave për pjesëmarrje në procese vendimmarrëse me fokus të drejtat e grave me aftësi të kufizuara dhe grave nga zonat rurale”.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunave nga regjioni i Prishtinës (Prishtinë, Obiliq, Podujeve, Fushë Kosovë dhe Lipjan), zyrtare nga Njësia për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që merren me çështje të personave me  aftësi të Kufizuara.

Në fokus të punëtorisë ka qenë trajtimi i dhunës në familje dhe barazia gjinore, gjendja e të drejtave të grave me aftësi të kufizuara dhe të atyre në viset rurale, si dhe promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nëpër komuna. Nga diskutimet dhe debatet e zhvilluara ka rezultuar se komunat e Republikës së Kosovës kanë nevojë për trajnime të ngjashme, të cilat vazhdimisht organizohen apo përkrahen nga MAPL-ja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors