Me rastin e dy vjetorit të themeimit të Komunës së Graçanicës, Kuvendi Komunal i Graçanicës e mbajti sot Seancën e dytë vjetore. Seancën Solemne, në të cilën morën pjesë Zëvëndës Kryeministri dhe njëherish Ministër i Administrimit për Pushtet Lokal, Slobodan Petrović dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës , Bojan Stojanoviq, ndërsa këtë Seancë e kryesoi Kryetari i Kuvendit Komunës së Graçanicës , Goran Laziq.
Zëvëndës Kryeministri Slobodan Petroviq shprehu falemndërimin e tij udhëheqësisë së Komunës së Graçanicës në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe gjithashtu paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Administrimit për Pushtet Lokal me Komunën e Graçanicës edhe në vitinë e ardhshëm.
“Komunën e Graçanicës mundemi ta ilustrojm në bazë të tri pamjeve. E para i takon periudhës para dy viteve, e cila është formuar gjatë procesit të decentralizimit si Komunë, pamja e dytë është kjo panja aktuale e cila dukshëm dallohet në aspektinë pozitiv nga ajo e para, ndërsa pamja e tretë është pamja e së ardhmës. Dëshiroj që Komunën e Graçanicës ta shoh si një Komunë moderne në të cilën qytetarët do të ken standarde dhe perspektiv më të mire , dhe për ta arritur këtë është e nevojshme puna , ndërsa në realizimin e rezultateve pozitive të kësaj pune do të marrë pjesë edhe Ministrija e Administrimit për Pushtet Loakal”, ka thënë Zëvëndës Kryeministri.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, ka thënë se rezultatet positive të punës të kësaj Komune janë të dukshëm në çdo aspekt.
“Deri para dy vitesh kjo Komunë ka qen Komunë pa dyer dhe pa dritare, kështu që duhet të jemi krenar me ate se çfar kemi arritur. Rezultatet pozitive të kësaj Komune janë të dukshëm në çdo aspekt , ndërsa implementimi I strategjisë zhvillimore është diçka e domosdoshme, por me ndihmën dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve të nivelit qëndëror”, ka thënë Kryetari i Komunës së Graçanicës.
Në fund të Seancës Solemne është miratuar 29. Dhjetori si dita e Komunës ,e cila do të shenohet për çdo vit.