Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt takimi i grupit ndërministror për integrime evropiane

Takimi i 11-të i grupit ndërministror për integrime evropiane është mbajtur sot në Prishtinë.

Në takim kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër I Drejtësisë Hajredin Kuqi  dhe Zëvendëskryeministrja dhe njëherit Ministre e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila. Në takim shin të pranishëm edhe ministra të ministrive sektoriale.

Në këtë takim,  Zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic, ka thëne se pasuria e patundshme e komunës është e rëndësishme për komuna dhe dhënia e pasurisë komunale në shfrytëzim ndikon në lehtësimin e kryerjes së kompetencave  komunale si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal.

“Drejtimi Efikas, transparent dhe jo diskriminativ i udhëheqjes së pasurisë se  paluajtshme komunale është shumë I rëndësishëm për organet komunale e posaçërisht për qytetarët e saj. Organet komunale gjatë dhënies së pronës së paluajtshme duhet t’i përmbahen parimeve kyçe  që garantojnë interesin publik, rritjen e vlerës së pasurisë, ruajtjes së vlerave unikale të pasurisë, ruajtjes së mjedisit lokal si dhe çështjeve tjera që paraqesin rëndësi të posaçme për qytetarët dhe gjendjen e tyre ekonomiko-sociale ”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
 
Ministri Petrovic  ka përsëritur se  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me të gjitha kapacitetet që ka si ministri, do të vazhdojë të ofrojë përkrahje të vazhdueshme në zbatimin e të gjitha obligimeve ligjore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors