U mbajt takimi i parë i grupit punues për plotësim ndryshimin e projekt-Udhëzimit Administrativ për organizimin dhe funksionimin e qendrave për shërbim të qytetarëve në komuna

15 mars 2018, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 15 mars 2018, ka mbajtur takimin e parë të Grupit Punues për plotësim-ndryshimin Udhëzimin Administrativ për Organizimin dhe Funksionimin e Qendrave për Shërbim të Qytetarëve ne Komuna.

Takimin e hapi  znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL-ë, në cilësinë e Kryesueses se Grupit Punues e cila njoftoi anëtarët se  ky Udhëzimi është në agjendën legjislative për vitin 2018, dhe tregoj se ndryshimet ne legjislacion primar dhe sekondar si dhe ndryshimet ne platformën e intranetit qe janë bërë pas hyrjes në fuqi te këtij udhëzimi kanë determinuar nevojën që të rishikohet kjo bazë ligjore që është në fuqi nga viti 2011. Poashtu u diskutua me anëtaret e grupit punues për hapat që do merren gjatë procesit të plotësim ndryshimit të këtij udhëzim administrativ.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors