Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 26 tetor 2016, në bashkëpunim me partnerët USAID/ATK zhvilloi pjesën e dytë dhe të fundit të trajnimit me zyrtarët komunal ligjor dhe zyrtarët e sekretarive të kuvendeve të komunave të 19 komunave lidhur me Kornizën ligjore të VQL-së dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
26 tetor 2016

Takimin e hapi Sekretarja e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, e cila përshëndeti të pranishmit dhe foli rreth orientimit të SVL-së 2016 – 2026, si dhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat. Po ashtu, drejtoresha e programit të USAID/ATK znj. Amy Denkenberger falënderoi të pranishmit për ardhjen e tyre dhe njëkohësisht konfirmoi se programi i saj do të vazhdoj në bashkëpunim të mëtutjeshëm me partnerët.
U prezantuan promovimi i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Korniza ligjore e VQL-së. Gjithashtu, u zhvillua debat konstruktiv ndërmjet pjesëmarrësve lidhur me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat, sidomos në problemet e legjislacionit dhe nevojën për ndryshim, si dhe u konfirmua mbështetja e MAPL-së për komunat me qëllim të ofrimit të ndihmës profesionale dhe zgjidhjes së problemeve.