Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Zyra Administrative e Mitrovicës së Veriut. Pritja ishte organizuar për të shënuar përvjetorin e themelimit të saj.
14 maj 2013, Prishtinë

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi:
“Zyra Administrative në veri të Mitrovicës me punën e saj në kushte të vështira ka dëshmuar se me një punë të përkushtuar mund të bëjmë shumë për qytetarët . Kjo zyrë është një shembull i shërbimeve të avancuara pa politika dhe ju përgëzoj në këtë përvjetor me dëshirën që sa ma shpejt të bëheni komunë”.
Në këtë pritje morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ambasadorë, përfaqësues të UNDP-së, USAID-i dhe të tjerë.