Urimi për Vitin e Ri  i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit Goran Rakić

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakić,  dërgon urimet e tij më të sinqerta për të gjithë qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2021:

“Uroj që viti i ardhshëm t’ju sjell shëndet dhe lumturi. Jam i bindur që me punë të palodhur dhe përpjekje të mëdha mund të kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe progresit më të madh në të gjitha fushat. Ju uroj një Vit të Ri të qetë dhe të suksesshëm, duke shpresuar se do të gjejmë më shumë kohë, mirëkuptim dhe tolerancë për njerëzit përreth nesh.”