Me datë 14 Qershor 2017, USAID TPL dhe RIT Kosovo (A.U.K), organizuan ceremoninë e çertifikimit të 120 shërbyesve civil të institucioneve të nivelit qendror, të cilët kanë kryer me sukses programin për zhvillim të politikave publike dhe lidershipit. Qëllimi i programit 14 javor për fokus kishte ngritjen e kapaciteteve në fushën e diplomacisë dhe sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të politikave sociale, energjisë dhe mjedisit, si dhe në zhvillim të politikave në planifikim rural, urban dhe rajonal. 19 qershor 2017, Prishtinë
Me datë 14 Qershor 2017, USAID TPL dhe RIT Kosovo (A.U.K), organizuan ceremoninë e çertifikimit të 120 shërbyesve civil të institucioneve të nivelit qendror, të cilët kanë kryer me sukses programin për zhvillim të politikave publike dhe lidershipit. Qëllimi i programit 14 javor për fokus kishte ngritjen e kapaciteteve në fushën e diplomacisë dhe sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të politikave sociale, energjisë dhe mjedisit, si dhe në zhvillim të politikave në planifikim rural, urban dhe rajonal.
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj uroj të sapo diplomuarit nga ky program dhe njëkohësisht shprehi mirënjohje duke vlerësuar lartë kontributin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që USAID ka ofruar për Kosovën dhe institucionet e saj në shumë fusha të ndryshme, përfshirë edhe këtë program, si mundësi gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë shërbyesit civil, në drejtim të fuqizimit të efikasitetit dhe efektivitetit të punës së tyre.
Në përmbyllje të ceremonisë, USAID TPL, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, ndau çertifikata të mirënjohjes për znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme dhe z. Yll Valla, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik në MAPL, për mbështetjen e dhënë në promovimin dhe zbatimin e programit për shërbyesit civil.