Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore) me datë 18.09.2014 mbajtën takimin e radhës me komunat: Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Vitia, Ranillugë dhe Kllokot, që kishte për qëllim informimin rreth të drejtave të komuniteteve dhe pakon ligjore për të drejtat e njeriut e cila është në proces të ndryshimit, si njëra ndër kushtet e përfshira në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës. 18.09.2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore) me datë 18.09.2014 mbajtën takimin e radhës me komunat: Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Vitia, Ranillugë dhe Kllokot, që kishte për qëllim informimin rreth të drejtave të komuniteteve dhe pakon ligjore për të drejtat e njeriut e cila është në proces të ndryshimit, si njëra ndër kushtet e përfshira në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Z.Avni Sahiti, Udhëheqësi i Departamentit për Performancë, Transparencë Komunale pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, njoftoi të pranishmit me sfidat në zbatimin e Planit Nacional të Veprimit për liberalizimin e vizave, obligimet që duhet të përmbushen nga komunat gjatë periudhave raportuese, procesit të ndryshimeve në fushën e legjislacionit dhe hapave të përbashkët në përmbushjen e obligimeve
Po ashtu zyrtarët nga Zyra Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë prezantuan tri draft ligje të cilat janë në proces të ndyshimeve: Ligji për Barazi Gjinore, Ligji për Avokatin e Popullit dhe Ligji Kundër Diskriminimit, ndërsa përfaqësuesja nga zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit prezantoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Të pranishmit patën rastin të njoftohen edhe me strukturat lokale për të drejtat e njeriut gjegjësisht, strukturat lokale për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në komuna, nga zyrtare të MAPL-së.
Përfitues nga ky takim ishin 39 zyrtarë komunal, sipas përfaqësimit: 29 shqiptar, 6 serb , 3 rom dhe 1 turk, prej tyre 14 femra dhe 25 meshkuj.