Vazhdon seria e vizitave në komuna për koordinimin e aktiviteteve për obligimet nga Agjenda Evropiane

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti për integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave, ka vazhduar të realizojë planin e vizitave në Komuna. Me datë 23 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Obiliqit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Fokus i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 24 shkurt 2015

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti për integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave, ka vazhduar të realizojë planin e vizitave në Komuna. Me datë 23 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Obiliqit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Fokus i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Në takim të pranishëm ishin drejtorët e drejtorive të Komunës së Obiliqit, zyrtarët nga zyret dhe njësitë e ndryshme komunale, ndërkaq  nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, znj. Vjosa Shehu, Zyrtare për integrim dhe Riintegrim, z. Yll Valla, Zyrtar për Standarde të BE-së, znj. Sibel Gutiq, Zyrtare për Programim të IPA-së dhe znj. Fatbardha Lataj, Zyrtare për integrime Evropiane.
   
Znj. Rozafa Ukimeraj, para të pranishmëve prezantoi diskutoi të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për integrimet Evropiane; prezantoi sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Obiliqit, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga plani i veprimit komunal për MSA.

Zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e MAPL-së bashkërisht u dakorduan për versionin final të planit komunal për MSA për vitin 2015 dhe bashkërisht ri-konfirmuan angazhimin për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.