Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në amfiteatrin e… 24 Qershor 2011
Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në amfiteatrin e ndërtesës së re Qeveritare, mbajti ligjëratë me studentët e Universitetit Publik të Prizrenit.
Me këtë rast, z. Osmani i njoftoi studentët, në lidhje me legjislacionin për vetëqeverisje lokale, kompetencat e komunave, dhe marrëdhëniet ndërmjet qeverise qendrore dhe komunave.
Para rreth 100 studentëve z,Osmani paraqiti një kronologji të shkurtër në lidhje me themelimin e komunave dhe pastaj u ndal tek procesi i decentralizimit dhe formimin e komunave të reja.
Ai u përgjigj në pyetjet e shumta të studentëve ndër të tjera, në lidhje me ndarjen e buxhetit për komunat, investimet nga donatorët dhe mundësinë e menaxhimit të Universitetit Publik të Prizrenit nga ana e organeve lokale.Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të njoftohen me punën e institucioneve shtetërore.
Studentët gjithashtu vizituan edhe Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese.