Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 2 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Ferizajt dhe në Komunën e Vitisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 23 mars 2015
Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 2 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Ferizajt dhe në Komunën e Vitisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Vizita e parë është realizuar në komunën e Ferizjat, me ç’rast Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Svarqa, nënkryetari i komunës z. Xhavit Zariqi dhe drejtorët e drejtorive komunale, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, si dhe zyrtarët nga Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.
Vizita e dytë është realizuar në komunën e Vitisë, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga nënkryetari i Komunës së Vitisë z. Hasan Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në të dy takimet u diskutua lidhur me: Raportin vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Ferizajt dhe të Vitisë për vitin 2014 si dhe sfidat nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunave. Bashkërisht me përfaqësuesit e komunave u finalizua plani i Veprimit individual për MSA-në për komunën e Ferizajt dhe komunën e Vitisë.
Gjatë zhvillimit të takimeve në të dy komunat, z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi një sërë çështjes përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e regjistrimit të pronës, procesin e legalizimit, tatimin në pronë, publikimin e akteve komunale në ueb faqen zyrtare të komunës dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Vitisë, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Ferizajt dhe të Komunës së Vitisë, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.