Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 12 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Gjakovës dhe në Komunën e Rahovecit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 16 mars 2015
Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 12 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Gjakovës dhe në Komunën e Rahovecit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Vizita e parë është realizuar në komunën e Gjakovës, me ç’rast kryetarja e komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari – Lila dhe drejtorët e drejtorive komunale, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe zyrtarët nga po ky departament. Gjatë takimit në komunën e Gjakovës u prezantuan të gjeturat nga raporti i vitit 2014, ku kryetarja e komunës konfirmoi përfundimin e pothuajse të gjitha obligimeve nga rekomandimet e raportit. Gjithashtu, Kryetarja e Komunës dhe drejtorët e drejtorive përkatëse, dhanë kontributin e tyre dhe diskutuan për planin e MSA-së për këtë komunë, për vitin 2015.
Vizita e dytë është realizuar në komunën e Rahovecit, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga kryetari i komunës z. idriz Vehapi, Nënkryetari i komunës si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë takimit u prezantua raporti vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Rahovecit për vitin 2014; si dhe sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunës.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Gjakovës dhe të Rahovecit, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.