Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë e realizuar në komunën e Graçanicës dhe në komunën e Novobërdës për sa i përket koordinimit të aktiviteteve për obligimet nga Agjenda Evropiane

Në kuadër të realizimit të planit të vizitave në Komuna, me datë datë 17 mars 2015 janë vizituar Komuna e Graçanicës dhe Komuna e Novobërdës.

Qëllimi i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 19 mars 2015

Në kuadër të realizimit të planit të vizitave në Komuna, me datë datë 17 mars 2015 janë vizituar Komuna e Graçanicës dhe Komuna e Novobërdës.

Qëllimi i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Vizita e parë është realizuar në komunën e Graçanicës, me ç’rast kryetari i komunës së Graçanicës z. Vladeta Kostiç dhe përfaqësuesit nga komuna, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe zyrtarët nga po ky departament. Kryetari i Komunës informoi ekipin e MAPL-së për progresin e punëve sa i përket përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe detyrimeve të Komunës nga agjenda Evropiane. Vizita e  dytë është realizuar në komunën e Novobërdës, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarët komunal ku u diskutuan të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i vitit 2014 si dhe plani i komunës që adreson obligimet nga procesi i stabilizim asociimi dhe liberalizimi i vizave.

Zyrtarët e lartë të Komunës së Graçanicës dhe të Novobërdës, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors