Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 4 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Klinës dhe në Komunën e istogut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 5 mars 2015
Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 4 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Klinës dhe në Komunën e Istogut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Vizita e parë është realizuar në komunën e Klinës, me ç’rast nën kryetari i Komunës së Klinës z. Enver Berisha dhe drejtorët e drejtorive komunale, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe zyrtarët nga po ky departament. Vizita e dytë është realizuar në komunën e Istogut, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga nën kryetari i Komunës së Istogut z. Lulzim Blakaj dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në të dy takimet u diskutuan të gjeturat nga raportet vjetore të komunave për vitin 2014; obligimet e komunave nga procesi i stabilizim asociimit dhe dialogu për liberalizimin e vizave. Në mënyrë të detajuar, bashkërisht, stafi udhëheqës i komunave dhe përfaqësuesit e MAPL-së konkretizuan detyrat dhe u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.