Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, me datë 6 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Lipjanit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 10 mars 2015
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, me datë 6 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Lipjanit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Ekipi i MAPL-së i kryesuar nga z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, si dhe zyrtari nga Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, u priten nga nën kryetari i Komunës së Lipjanit z. Fitim Selimi dhe Zyrtarja komunale për integrime evropiane.
Gjatë zhvillimit të takimit, z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi një sërë çështjes përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e regjistrimit të pronës, procesin e legalizimit, tatimin në pronë, publikimin e akteve komunale në ueb faqen zyrtare të komunës dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Lipjanit, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.