Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë e realizuar në komunën e Mitrovicës Veriore dhe në komunën e Gllogocit për sa i përket koordinimit të aktiviteteve për obligimet nga Agjenda Evropiane

Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  me datë 9 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Mitrovicës Veriore dhe në Komunën e Gllogocit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 23 mars 2015

Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  me datë 9 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Mitrovicës Veriore dhe në Komunën e Gllogocit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Vizita e parë është realizuar në komunën e Mitrovicës Veriore, me ç’rast drejtorët e drejtorive komunale, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe zyrtarët nga po ky departament. Vizita e  dytë është realizuar në komunën e Gllogocit, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga drejtorët e drejtorive komunale. Në të dy takimet u diskutua lidhur me: adresimin e sfidave nga raporti i progresit; përmbushjen e detyrave nga procesi i stabilizim asociimit; reforma e administratës publike, si dhe Plani i Veprimit individual për komunën e Mitrovicës Veriore dhe komunën e Gllogocit nga MSA-ja 2015.

Gjatë zhvillimit të takimeve në të dy komunat, zyrtarët e lartë të Komunës së Mitrovicës Veriore dhe të Komunës së Gllogocit, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015.
   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors