Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 19 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Parteshit dhe në Komunën e Kllokotit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 23 mars 2015
Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 19 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Parteshit dhe në Komunën e Kllokotit me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Vizita e parë është realizuar në komunën e Parteshit, me ç’rast nënkryetari i komunës së Parteshit z.Stanko Trajkovic dhe përfaqësuesit nga komuna, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe zyrtarët nga po ky departament. Vizita e dytë është realizuar në komunën e Kllokotit, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u priten nga nënkryetari i komunës z.Hasan Rashiti, drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarët komunal. Në të dy takimet u diskutua lidhur me:
• Prezantimin e raportit vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Parteshit dhe Kllokotit për vitin 2014;
• Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunave;
• Plani i Veprimit individual për komunën e Parteshit dhe komunën e Kllokotit nga MSA-ja 2015.
Gjatë zhvillimit të takimeve në të dy komunat, znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi një sërë çështjes përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e regjistrimit të pronës, procesin e legalizimit, tatimin në pronë, dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Parteshit dhe Komunës së Kllokotit identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.