Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, me datë 13 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Prishtinës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 16 mars 2015
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, me datë 13 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Prishtinës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Ekipi i MAPL-së i kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, si dhe zyrtarëve nga po ky departament, u priten nga drejtorët e drejtorive komunale.
Në takim u diskutua lidhur me:
• Prezantimin e raportit vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Prishtinës për vitin 2014;
• Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunave;
• Plani i Veprimit individual për komunën e Prishtinës nga MSA-ja 2015.
Gjatë zhvillimit të takimit, znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi një sërë çështjes përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, promovimin e të drejtave të njeriut; çështjen e regjistrimit të pronës, procesin e legalizimit, tatimin në pronë dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Prishtinës, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.