Vizitë në komunën e Fushë Kosovës – Obligimet nga agjenda Evropiane

Në vazhdën e përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, gjatë muajit shkurt dhe mars 2015, MAPL do të realizojë serinë e vizitave në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane të cilat obligime janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA). 13 shkurt 2015, Prishtinë

Në vazhdën e përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, gjatë muajit shkurt dhe mars 2015, MAPL do të realizojë serinë e vizitave në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane të cilat obligime janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA).

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal respektivisht Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, filloi serinë e vizitave në terren.Sot, me datë 13 shkurt 2015, në kuadër të agjendës së takimeve dhe planit të vizitave në terren, zhvilloi takimin e parë, në komunën e Fushë Kosovës.

Takimi u hap nga Kryetari i Komunës z. Burim Berisha i cili priti ekipin e MAPL-së të kryesuar nga zj Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. Të pranishëm në takim ishin të gjithë drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës së Fushë-Kosovës dhe Zyrtari për Integrime Evropiane.

Temat e diskutimit në takimin e përbashkët,  ishin:

1.  Prezantimi i raportit vjetor dhe të gjeturat për komunën e Fushë-Kosovës, për vitin 2014;
2.  Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunës;
3.  Plani individual i komunës për MSA, për vitin 2015.

Theks i vecantë i është vënë diskutimit të planit të veprimit komunal për MSA. Në total nga 157 pyetje, të cilat janë formuluar për lehtësi të qasjes dhe përdorimit nga zyrtarët komunal, në takimin e përbashkët të MAPL-së dhe Komunës janë përcaktuar drejtoritë përgjegjëse për të përmbushur detyrat e caktuara gjatë vitit 2015, që dalin nga lista e obligimeve të agjendës evropiane. Në fund, përfaqësuesit e MAPL-së dhe Fushë-Kosovës, bashkërisht u dakorduan për versionin final të planit komunal për MSA. Ashtu si edhe nga viti i kaluar, Komunat do të raportojnë në baza tremujore lidhur me obligimet nga agjenda Evropiane.