Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë studimore Slloveni – Austri për zhvillim rajonal

Nga data 28.02 deri më 03.03.2017, Delegacioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i kryesuar nga Zëvendësministri Bajram Gecaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj.Ukimeraj si dhe zyrtarë tjerë të MAPL-së ka realizuar vizitën studimore për fushën e zhvillimit rajonal në Slloveni-Austri për të shkëmbyer përvojat me institucionet dhe organizatat e ndryshme që mbulojnë këtë fushë. 3 mars 2017, Prishtinë

Nga data 28.02 deri më 03.03.2017, Delegacioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i kryesuar nga Zëvendësministri Bajram Gecaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj.Ukimeraj si dhe zyrtarë tjerë të MAPL-së ka realizuar vizitën studimore për fushën e zhvillimit rajonal në Slloveni-Austri për të shkëmbyer përvojat me institucionet dhe organizatat e ndryshme që mbulojnë këtë fushë.

Gjatë vizitës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe teknologjisë përfaqësuesit e MAPL-së u njoftuan lidhur me  sistemin, legjislacionin, koordinimin e zhvillimit rajonal në Slloveni, nga takimi i realizuar me departamentin përkatës për zhvillim rajonal. Gjatë vizitës në këtë institucion është realizuar takim i veqantë edhe me Zyrën e qeverisë për zhvillim dhe politikat kohezive Evropiane si dhe me Institucionin e Fondit për zhvillim rajonal ku jemi njoftuar lidhur me financimin e zhvillimit rajonal në Slloveni.

Vizita në Agjensionin për Zhvillim rajonal në Maribor të Sllovenisë u fokusua në shkëmbimin e përvojave për funksinonimin e Agjensionit, koordinimin me komunat dhe me nivelin qëndror, sistemin e financimit dhe përfitimit që i realizon Agjensioni për komunat nga fondet nacionale dhe nga fondet e BE-së.

Ndërsa, gjatë vizitës në  Qeverinë Rajonale të Rajonit të Styria në Graz të Austrisë përfaqësuesit e MAPL-së u njoftuan lidhur me  shfrytëzimin e fondeve të BE-së në drejtim të zhvillimit rajonal.

Pjesë e vizitës studimore ne Austri ishte edhe vizita në kompaninë Planer në Graz të Austrisë për tu njoftuar lidhur me hartimin dhe realizimin e projekteve në fushën e zhvillimit rajonal.

Delgacioni i MAPL-së, zhvilloi një vizitë edhe në Komunën e Wilfersdorf-it në Austri ku u pritën nga kryetari komunës së rajonit Weinviertel me ç’rast  me projektet që komuna i përfiton në fushën e zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimit ndërkufitar, funksionimin e komunës, bashkëpunimin ndërkomunal për projekte të përbashkëta si dhe koordinimin me agjensionin rajonal zhvillimor.

Gjatë vizitës studimore në Austri, zyrtarët e MAPL-së u takuan edhe për projekte konkrete të cilat janë mbështetur nga fondet e BE-së në Komunën e Wilfersdorf-it.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors