Qershor, 2021
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi në kuadër të Festivalit të Ekonomisë në Trento, në panelin e diskutimit për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë lokale, prezantoi pikëpamjet e MAPL-së për fuqizimin e nivelit lokal.