Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zbatimi i Programit të trajnimit në fushën e integrimit evropian për Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane Zyrtarët e MAPL-së dhe të Ministrive të linjës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me programin e UNDP-së për Kosovë nga data 30 Nëntor deri më 3 Dhjetor 2015 ka realizuar programin e trajnimit për fushën e integrimit evropian për Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane, Zyrtarët e MAPL-së dhe të Ministrive të linjës. Programi i trajnimit për qëllim kishte ofrimin e eksperiencave më të fundit nga ekspertët e Kroacisë të cilët drejtpërsëdrejti kanë qenë pjesë e grupit negociator gjatës procesit të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. 3 Dhjetor 2015, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me programin e UNDP-së për Kosovë nga data 30 Nëntor deri më 3 Dhjetor 2015 ka realizuar programin e trajnimit për fushën e integrimit evropian për Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane, Zyrtarët e MAPL-së dhe të Ministrive të linjës. Programi i trajnimit për qëllim kishte ofrimin e eksperiencave më të fundit nga ekspertët e Kroacisë të cilët drejtpërsëdrejti kanë qenë pjesë e grupit negociator gjatës procesit të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Përgjatë 4 ditëve të realizimit të programit të trajnimit, temat kryesore që u prezantuan dhe u trajtuan nga ekspertët kroat për fokus kishin politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian – agjenda Kosovë – BE, institucionet e BE-së – kush, ku, çka dhe si për qeveritë lokale, financimi i prioriteteve tuaja, prokurimi publik, politika  e programimit IPA II për qeverisjen lokale, zbatimi i MSA-së – çka ka në të për qeveritë lokale, menaxhimi i ciklit të projekteve, kompletimi dhe politikat e ndihmës shtetërore, sektori i programimit të mjedisit, bujqësia dhe zhvillimi rural në nivel lokal, politika e transportit dhe infrastruktura, konkurrenca shtetërore, si dhe politika e energjisë dhe infrastruktura.

Po ashtu, janë zhvilluar diskutime të gjëra nga pjesëmarrësit e pranishëm të cilët shkëmbyen informacionet dhe përvojat e ndryshme me ekspertët nga Kroacia për sa i përket gjendjes aktuale dhe sfidave me të cilat ballafaqohen komunat, por edhe institucionet tjera nga niveli qendror.

Gjithashtu, në përmbyllje të kursit të parë të programit të trajnimit për fushën e integrimit evropian për vitin 2015, MAPL së bashku me programin e UNDP-së për Kosovë, zyrtarët komunal për integrime evropiane dhe zyrtarët e tjerë nga ministritë e linjës u dakorduan që kurset e radhës të programit të trajnimit të vazhdojnë së zbatuari  gjatë vitit 2016.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors