Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini merr pjesë në punëtorinë për Auditim Social

Prishtinë, 16 qershor 2022
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini sot morri pjesë në punëtorinë lidhur me Auditimin Social, të organizuar nga projekti DEMOS. Në kuadër të kësaj punëtorie u diskutua udhëzuesi për Auditimin Social, pjesëmarrësit u informuan rreth metodologjisë së zhvilluar për kryerjen e Auditimit Social në Kosovë, si dhe për dakordimin me të gjitha palët për validimin e këtij dokumenti. Ky dokument ka rëndësi për angazhimin e qytetarëve për një qeverisje lokale gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.
Përveç Zëvendës Sekretares së Përgjithshme të MAPL-së, në takim morën pjesën edhe përfaqësues nga MAPL, Zyra Kombëtare e Auditimit, komunat, organizatat e shoqërisë civile, projekti DEMOS, si dhe akterë tjerë relevant.
Punëtoria është mbështetur nga projekti DEMOS.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors