Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministrat Petrovic dhe Kuci takuan kryetarët e Komunave të Kosovës për të diskutuar rreth procesit të regjistrimit të popullsisë

Në kuadër të bashkërendimit të aktivitete rreth regjistrimit të popullsisë në Kosovë që do të filloj më 1 prill të këtij viti, Zëvendëskryeministrat: Hajredin… Prishtinë, 29 mars 2011

Në kuadër të bashkërendimit të aktivitete rreth regjistrimit të popullsisë në Kosovë që do të filloj më 1 prill të këtij viti, Zëvendëskryeministrat: Hajredin Kuci dhe Slobodan Petrovic takuan kryetarët e Komunave të Kosovës.

Duke e cilësuar njërin nga proceset me prioritet për vendin, dhe nevojën e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe Lokal, Zëvendëskryeministrat e   Kosovës, z. Hajredin Kuci dhe   z. Slobodan Petrovic takuan   Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci tha se procesi i regjistrimit të popullsisë është me rëndësi për vendin dhe se ofron mundësinë e sigurimit të gjendjes reali mbi statistikat e popullsisë në vend dhe ndryshimet demografike të popullsisë. Zëvendëskryeministri Kuci tha se regjistrimi i popullsisë gjithashtu do të ndihmojë ndërtimin e politikave për mirëqenie  më të mirë për qytetarët.

"Regjistrimi i popullsisë  do të na ndihmojë në  ndërtimin e politikave për vendimmarrje dhe mirëqenie të qytetarëve dhe të jemi të kujdesshme që regjistrimi i popullsisë të jetë i organizuar mirë” tha Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Drejtësisë, z. Hajredin Kuci.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, tha se  që procesi i regjistrimit të popullsisë  është një proces me rendësi të veçante dhe se kryetarët e komunave duhet ta vendosin si një nga proceset aktuale më me prioritet në komuna

Gjithashtu z. Petrovic u garantoi Kryetarëve të komunave se do të kenë mbështetjen e MAPL-së në të gjitha fazat e nevojshme gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

"Procesi i regjistrimit të popullsisë është një  nga proceset më me prioritet. Garantoj mbështetjen e pa-rezervë të MAPL-së në mënyrë që  këtë proces do ta mbyllin me sukses” tha Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic.

Për rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë foli edhe Ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagjillar dhe Kryetari i Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë z. Rifat Blaku.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors