Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit për Pushtet Lokal z.Slobodan Petrovic në seancën e komisionit të Përgjithshëm për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimit

Prishtinë 27 shtator 2011
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit për Pushtet Lokal z. Slobodan  Petrovic, …. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit për Pushtet Lokal z.Slobodan Petrovic në seancën e komisionit të Përgjithshëm për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimit
Prishtinë 27 shtator 2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit për Pushtet Lokal z. Slobodan  Petrovic, mori pjesë  në seancën   e komisionit të Përgjithshëm për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimit me qëllim të sigurisë dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë.

Duke paraqitur raportin e Ministrisë së Administrimit për Pushtet Lokal, Ministri  Petrovic ka theksuar në veçanti se po punon në drejtim të përmirësimit të cilësisë së  jetës të qytetarëve të Kosovës,gjithashtu edhe në mbrojtjen dhe interesat e komuniteteve  pakicë.

“Viteve të fundit është parë një ndikim I madh i Parlamentit dhe prania juaj këtu kur është në pyetje mbrojtja e të drejtave dhe interesave të Komuniteteve. Unë jam i sigurt se është me interes jetik për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. Unë do të doja t’ ju falënderoj për përpjekjet që ju bëni për shoqërinë si një tërësi , në mënyrë që partnerët tanë nga bashkësia ndërkombëtare të na njohin si një shoqëri demokratike dhe të pjekur” – ka thënë Ministri Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic përsëriti se ai do të punojë për të siguruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë ata.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors