Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal Slobodan Petroviq është takuar me shefin e Zyrës Ndërlidhëse KE Kjartan Bjornson

"Integrimet evropiane paraqesin mënyrën e vetme për përmirësimin e jetës së qyteteve dhe prurjen e rendit dhe ligjit e vendet Evropiane. 15. mars 2011. Prishtinë

"Integrimet evropiane paraqesin mënyrën e vetme për përmirësimin e jetës së qyteteve dhe prurjen e rendit dhe ligjit e vendet Evropiane. Nuk ekziston mënyrë më e mirë ta mësojmë Unionin Evropian nga vetë evropianët. Mu për këtë i falënderohemi për tërë kontributin UE në zhvillimin e procesit të decentralizimit në Kosovë dhe për ndihmë  komunave të Kosovës ”, ka thënë ministri Petroviq gjatë takimit me Shefin e zyrës Ndërlidhëse  të Komisionit Evropian , Kjartan Bjornson.

Gjatë këtij takimi mjaft produktiv ministri Petroviq ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi i ardhshëm me Komisionin Evropian do të jete edhe më i mirë dhe intenziv . Kontributi i këtij institucioni të respektuar është  me rëndësi të veçantë për përparimin e Kosovës për aspirata evropiane.

Z. Bjornson  shprehu  gatishmëri për bashkëpunim në zhvillimin e komunave dhe tha se  pret rezultate të mira në fushën e decentralizimit me rëndësi për vet organizimin e  qytetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors