Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa vizituan Qendrën Kryesore të Zjarrfikësve në Prishtinë
Prishtinë, 31 dhjetor 2011
Aktivitetin e fundit të vitit 2011, Zëvendëskryeministri Petrovic e përfundoi me vizitën në Qendrën Kryesore të Zjarrfikësve në Prishtinë.
Pas vizitës në stacionin e policisë në Gracanicë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic bashkë me Kryetarin e Prishtinës z. Isa Mustafa vizituan Qendrën Kryesore të Zjarrfikësve në Prishtinë me ç’rast takuan stafin kujdestar që ishin në detyrë gjatë ndërrimit të mot-moteve.