26 gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherazi Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme kanë vizituar stacionin policor në Graçanicë.
26 gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherazi Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme kanë vizituar stacionin policor në Graçanicë.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Petrovic dhe Ministri Rexhepi, ishin të shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashiç dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që t’i japin mbështetje stacionit policor dhe qytetarëve në këtë komunës dhe të t’ju bëjnë me dije se kriminaliteti dhe lufta ndaj personave të përfshirë në kriminalitet nuk njeh kurrfarë etniteti.
"Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë një ambient të qetë dhe të siguritë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe për këtë është e domosdoshme që të jenë të përfshirë Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria, mediet dhe të gjithë faktorët relevant, në mënyrë që situata të jetë e qetë dhe stabile në tërë territorin e Republikës së Kosovës” – u shpreh më këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic.