Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic udhëton sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Shtetit Amerikan.
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri Petrovic to ta takojë Kryetarin Uashingtontonit Vincent C. Gray, Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Lindore, Këshilli Kombëtar i Sigurimit i Shtëpisë së Bardhë, z. Rick Holtzapple, Përfaqesuesin e Përhershëm të Libanint pranë Kombeve te Bashkuara ne New York, H.E. Mr. Nawaf Salam, Ambasadorin John Menzies, dhe përfaqësues të grupit të komuniteteve të Uashington.
Në agjendën zyrtare të vizitës në SHBA, Zëvendëskryeministri Petrovic do të zhvilloje takime me zyrtarët e lartë e zyrave të kongresistëve dhe senatorëve të Kongresit të SHBA, përfaqësues të Misioneve Diplomatike dhe me përfaqësuesit e Grupit të komuniteteve të Uashington.
Po ashtu gjatë vizitës në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri Petrovic do të mbajë ligjëratë Universitetin e Kolumbias, Universitetin Arkadia në Filadelfia dhe në Universitetin Johns Hopkins në Washington.