Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në konferencë me rastin e prezantimit të indeksit për transparencë në gjashtë komuna

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petrovic sot mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ku është prezantuar indeksi i transparencës në gjashtë komuna (Graçanicë, Deçan, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Prizren).
    14 nëntor 2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petrovic sot mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ku është prezantuar indeksi i transparencës në gjashtë komuna (Graçanicë, Deçan, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Prizren).

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile në Kosovë është e rregulluar me Kushtetutë dhe legjislacion për qeverisje lokale. Ne, përherë mbështesim si shoqërinë civile ashtu edhe të gjithë partnerët lokal dhe ndërkombëtar në çështjet e promovimit dhe afirmimit të transparencës në komuna”, theksoi në fillim Zëvendëskryeministri Petrovic.

Petrovic në fjalimin e tij prezantoi shkurtimisht atë se çfarë ka bërë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në lidhje me transparencën në komuna:“Ministria, në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë së Kosovës dhe Planin e Veprimit të Punës ka krijuar bazën për të ndihmuar komunat në procesin e transparencës.  Në bashkëpunim me OSBE-në këtë vit kemi organizuar 10 punëtori rajonale ku ishin të përfshirë zyrtar komunal, shoqëria civile dhe mediet, për t’u njoftuar me veprimet që duhen ndërmarr lidhur me promovimin e transparencës dhe informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre kur bëhet fjalë për qasjen në informata apo dokumente zyrtare”, tha Petrovic.

Në këtë konferencë, përveç Zëvendëskryeministrit Petrovic, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të KDI-së, kryetarë të komunave si dhe përfaqësues tjerë të gjashtë komunave (Graçanicë, Deçan, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Prizren).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors