Zëvendëskryeministri Petrovic në Konferencën “ Pozita Kushtetuese dhe Ligjore e Komuniteteve në Rajon”

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, mori pjesë në Konferencën me temë “Pozita Kushtetuese dhe Ligjore e Komuniteteve dhe roli i saj në Perspektivën Evropiane – Aspekte Krahasuese”.

11 korrik 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, mori pjesë në Konferencën me temë “Pozita Kushtetuese dhe Ligjore e Komuniteteve dhe roli i saj në Perspektivën Evropiane – Aspekte Krahasuese”, e organizuar nga Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare në bashkëpunim me Shoqatën e Malazezëve të Kosovës, mbështetur nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung.

Duke folur për pozitën kushtetuese të komunitetit serb,  Zëvendëskryeministri Petrovic tha se integrimi i   serbëve në shoqërinë kosovare nuk është ideale, por situata në Kosovë është shumë më e mirë se sa vitet  e kaluara.

“Integrimi i serbëve në shoqërinë kosovare nuk është ideale , dhe do të thoja se është në fazën fillestare por besoj se po shkon në rrugë të drejtë. Ndoshta unë kurrë nuk jam i kënaqur dhe kjo për arsye se para nesh është një rrugë e gjatë, dhe lutem për të drejtat dhe interesat e komunitetit serb në Kosovë, realizimin e lirisë së plotë si dhe  përmirësimin e zhvillimit ekonomik” – theksoi Ministri Petrovic.

Ndërkaq, Kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami,  tha se në rrugën drejt integrimit evropian trajtimi i pakicave është një element shumë i rëndësishëm i ndërtimit demokratik.

Në këtë Konferencë mori pjesë edhe Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, Deputetë të Kuvendeve,  Akademikë,  përfaqësues  të institucioneve të vendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.