Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvëndëskryeministri Petrovic në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë z.Bushati

Zëvëndëskryeministri si dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrovic  u takua sot me Ministrin e Punëve të jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, i cili ishte i shoqëruaur nga  Ambasadori i ri i Shqiprisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi. 14 mars 2014, Prishtinë   

Zëvëndëskryeministri si dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrovic  u takua sot me Ministrin e Punëve të jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushatri, i cili ishte i shoqëruaur nga  Ambasadori i ri i Shqiprisë në Kosovë , z. Qemajl Minxhozi.
Në radhë të parë Zëvëndëskryeministri  Petrovic i dëshiroi mirëseardhje Ministrit  Bushati dhe Ambasasdorit Minxhozi ,duke i uruar dhe dëshiruar shumë sukses në punën e Ambasadorit.
Petrovici njoftoi Ministrin Bushati me punën e Ministisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Në kuadër të zhvillimeve regjionale  si dhe bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë  mendojmë se kishte lëvizje pozitive . Zhvillimi më i rëndësishëm në kontekstin ndërkufitar  është themelimi i strukturave të përbashkëta menaxheriale  për koordinimin e  IPA bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri siç janë: strukturat operative , komiteti i përbashkët i monitorimit, sekretariati tenik i përbashkët në Kosovë /Shqipëri si dhe zyra për koordinim në Prizren /Kosovë”,theksoi Petrovic.
Gjitashtu Petrovic njoftoi Bushatin  për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Bushati  i dëshiroi shumë sukses në punë Zëvëndëskryeministrit Petrovic  dhe e uroi atë për stimulimin e bërë duke përfshirë edhe komunitetin serb në jetën institucionale në Kosovë.

.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors