Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në Takimin e katërt plenar të Procesit të Stabilizim Asociimit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në Takimin e katërt plenar të Procesit të Satbilizim Asociimit. 11 korrik2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në Takimin e katërt plenar të Procesit të Satbilizim Asociimit.

Më këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic shpjegoi rrjedhën e procesit të decentralizmit dhe miratimin e ligjeve sektoriale në mënyrë që decentralizimi të zbatohet i plotë.

“Në këtë proces të decentralizimit, rëndësi të veçantë i është kushtuar themelimit të komunave të reja. Fillimisht janë formuar tri pilot njësi komunale, të cilat më pas u themeluan si komuna me të drejta të barabarta ashtu sikurse komunat tjera.

Më pas, me fazën e dytë të zbatimit të procesit të decentralizmit, proces ky i cili rezultoi me formimin 4 + 1 të komunave të reja, duke përfshirë edhe Komunën e Mitrovicës Veriore, e cila është në proces të themelimit. Në këtë komunë funksionon Zyra Administrative me rreth 70 të punësuar dhe ofron shërbimet administrative dhe publike për qytetarët e Mitrovicës Veriore.

Zgjedhjet në këto komuna janë planifikuar në nëntor 2013 kur pritet edhe funksionalizimi i organeve të zgjedhura të komunës. Po ashtu, Qeveria e Kosovës në maj 2013 ka marr vendim për themelimin e 2 komunave të reja në regjionin e Hasit: Gjonaj dhe Rogovë.
Procedura e amandamentimit të ligjit përkatës për themelimin e këtyre 2 komunave është në Parlamentin e Kosovës.

“Gjithashtu, MAPL në koordinim me institucionet tjera ka bartur të gjitha kompetencat vetanake të përcaktuara në Ligj nga niveli qendror në atë lokal, ato të deleguara dhe kompetencat e zgjeruara. Ky proces është kompletuar”– përfundoi  Zëvendëskryeministri  Petrovic.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors