Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Monako

Kjo është vizita e parë zyrtare, që një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, takon strukturat drejtuese në Monako

19 prill 2012, Prishtinë

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, njëherit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Monako ku ka pasur takime të rëndësishme zyrtarë dhe  drejtues të lartë atje. Ai ka takuar zj. Marie-Pierre Gramaglia Ministre për Zhvillim dhe Urbanizem, z. Jose Badia, Ministër i Punëve të Jashtme.

Në këto takime z. Petrovic i ka informuar nikoqirët lidhur me progresin e arritur në Kosovë dhe aspekte të ndryshme të qeverisjes, zhvillimit ekonomik dhe kulturor dhe për mundësitë e investimeve në Kosovë. Ka patur një mirëkuptim të plotë për zhvillimet pozitive të shënuara dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kjo është vizita e parë zyrtare, që një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, takon strukturat drejtuese në Monako.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors