Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic u takua me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, z. Ernest Petric dhe Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, të shoqëruar edhe nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Z. Enver Hasani.
Më këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi Z. Petric, për ecurinë e procesit të decentralizimit në Kosovë duke theksuar suksesin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, vlerësuar kështu edhe në raportin e progresit të Bashkimit Evropian. Ai tha se procesi i decentralizimit pritet të përfundojë me krijimin e Komunës sw Mitrovicës Veriore.
Ndërkaq sa i përket komunitetit serb, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se përgjithësisht komuniteti serb është në një pozitë më të mirë se më herët, duke përjashtuar pjesën veriore të Mitrovicës ku qytetarët vazhdojnë të përballen me situatë më të vështirë.
Po ashtu ai theksoi se 2/3 e komunitet serb nuk janë të integruar me dhunë por me një proces demokratik të interesit të ndërsjellë.
Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, z. Ernest Petric, Ministri Petrovic theksoi bashkëpunimin e mirë që ka Ministria që drejton me këtë institucion, duke përmendur këtu edhe rastin e Komunës se Prizrenit dhe Hoqës së Madhe të Komunës së Rahovecit.