Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti në takim delegacionin nga shtetit hungarez

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic priti në takim një delegacion nga Shteti Hungarez 10 shtator 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic priti në takim një delegacion nga Shteti Hungarez në përbërje të:  z. Zsolt NEMETH, sekretar shteti në MPJ, Lorant BALLA, Ambasador i Hungarisë, Krisztian POSA, drejtor i Ballkanit në MPJ  dhe Anna LÖFFLER, asistente personale e sekretarit të shtetit.
 
Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Petrovic njoftoi delegacionin hungarez pwr arritjet e procesit të decentralizimit, në veçanti formimin e komunave të reja serbe si dhe për pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu në takim Ministri Petrovic potencoi edhe njëherë se pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, është arritur marrëveshja që vendet e rezervuara për komunitetet pakicë të jenë edhe për dy mandate të tjera.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors