Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti në takim Drejtorin e Policisë së Kosovë z. Shpend Maxhuni

Situata e sigurisë në vend, me theks të veçantë situata e krijuar pas incidenteve të fundit me rastin e dëmtimit të varrezave ishin temë diskutimi në takimin e  sotëm që u zhvillua mes Zëvendëskryeministrit  të  Kosovës dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni.

18, janar 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni  për angazhimin e policisë në ofrimin e ambientit të sigurtë dhe veprimet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se siguria e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë,  është parakusht esencial për të zhvilluar një jetë normale dhe për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

Në takim u bisedua edhe për situatën e sigurisë në Veri të Kosovës, veçanërisht për Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore pas disa sulmeve që janë bërë në pronat dhe stafin e angazhuar në këtë zyrë dhe për masat e nevojshme për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, z. Shpend Maxhuni e informoi Zëvendëskryeministrin Petrovic lidhur me Task Forcën që po punon në zbardhjen e kryesve të veprave dhe sjelljen e tyre para drejtësisë dhe  tha se policia e Kosovës është e  përkushtuar të ofrojë mbrojte dhe siguri për të gjithë  qytetarët e Kosovës pa dallime.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors