Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan… Prishtinë, 20 korrik 2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Hans-Dieter Steinbach.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic vlerësoi lart angazhimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme të cilën qeveria gjermane e ka dhënë në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.
Në anën tjetër, Ambasadori Steinbach duke falënderuar Zëvendëskryeministrin e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen të cilën qeveria gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen ta ofrojë për Kosovën.
Në fund të takimit, u ritheksua edhe njëherë se marrëdhëniet e mira të krijuara gjatë periudhës së kaluar do të mirëmbahen edhe në të ardhmen me qëllimin që të kontribuohet në avancimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve në Kosovë.