Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic takohet me Ambasadorin e Shqipërisë z. Islam Lauka

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic,  priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka.Gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri Petrovic… Zëvendëskryeministri Petrovic takohet me Ambasadorin e Shqipërisë z. Islam Lauka Shpreh mirënjohjen e plotë të Qeverisë shqiptare për punën që ka bërë Qeveria e Kosovës dhe personalisht z. Slobodan Petrovic për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës në gjithë territorin, natyrisht kur kemi parasysh Veriun- tha Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Islam Lauka, pas takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic.

14 Prill 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic,  priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka.Gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri Petrovic, e njoftoi z. Lauka me prioritet aktuale që është duke punuar MAPL siç është  procesi i decentralizmit, reforma ne qeverisjen lokale, proces i internimit  si dhe komponenti e  bashkëpunimit ndër-komunal.

Zëvendëskryeministri Petrovic gjithashtu tha se  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është  në dispozicion të të gjitha komunave të Kosovës pa dallime dhe synim i përbashkët mbetet përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve“Qeveria e Kosovës dhe Ministria që unë drejtoj dëshiron të jetë partner me të gjithë qytetarët pa dallime qoftë të pjesës veriore ose jugore të Mitrovicës” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Në konferencën për media, Ambasadori Lauka tha se Republika e Kosovës dhe Shqipërisë do ta vazhdojnë bashkëpunimin ne të gjitha fushat me interes, ndërsa si njërin nga projektet e rëndësishme përmendi komponentin e bashkëpunimit ndërkufitar.

“Shpreh mirënjohjen e plotë të Qeverisë shqiptare për punën që ka bërë Qeveria e Kosovës dhe personalisht z. Slobodan Petrovic për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës në gjithë territorin, natyrisht kur kemi parasysh Veriun” tha Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka, pas takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,  z. Islam Lauka i bëri ftesë Zëvendëskryeministrit Petrovic ta vizitojë Republikën e Shqipërisë dhe të takohet me homologun e tij atje.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors