Zëvendëskryeministri i Kosovës si dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Petrovic priti sot në një takim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë , z. Aldo Bumçi, i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë , z. Islam Lauka, si dhe nga përfaqësuesit e kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme.
25 pril 2013, Prishtinë

Në fillim Zëvendëskryeministri Petrovic ju uroi mirëseardhje mysafirëve si dhe shumë sukses në punën e tyre. Në këtë takim Ministri Aldo u njoftua me gjendjen në Kosovë , si dhe me punën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal .
“Bashkëpunimi Kosovë/Shqipëri është në nivel të lartë. Deri tani kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me paraardhësit tuaj, dhe besoj se edhe me ju do të kem një bashkëpunim të mirë”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
“Në këto momente ne kemi nevojë për ndihmën tuaj pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, si shumë me rëndësi jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për të ardhmen, sepse paraqet normalizimin e marrëdhënieve si dhe një jetë më të qetë dhe më të mirë për të gjithë. Besoj se kjo marrëveshje shumë shpejt do të implementohet edhe në veri dhe vazhdoj të jem optimist se kohëve të fundit kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me popullin i cili jeton në atë pjesë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Gjithashtu Zëvendëskryeministri Petrovic njoftoi Ministrin Aldo Bumçi, me hapjen dhe punën e zyrës administrative të Mitrovicës së Veriut duke theksuar se shpreson se së shpejti do të zgjerohet në komunën e Mitrovicës së Veriut .
Ministri Aldo ofroi përkrahjen e plotë të Shqipërisë duke theksuar se vlerëson misionin e Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe me këtë shpreson se populli i pjesës veriore do ta përkrah.