Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunën e Fushë Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, sot vizitoi Komunën e Fushë Kosovës, ku është takuar me Kryetarin e kësaj Komune, z. Burim Berisha.

16 korrik, 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, sot vizitoi Komunën e Fushë Kosovës, ku është takuar me Kryetarin e kësaj Komune, z. Burim Berisha.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic, së bashku me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha kanë vizituar familjen e z. Slavisha Mitrovic, banor i Komunës së Fushë Kosovës. 

Gjatë kësaj vizite Zëvendëskryeministri Petrovic ka premtuar përkrahje të vazhdueshme nga Ministria që drejton:

“Ne si Ministri, kemi pasur gjithnjë një bashkëpunim të mirë me Komunën  e fushë Kosovës dhe raporte ndër njerëzore në nivel të lartë. Shpresoj se edhe në ta ardhmen do të vazhdojmë këtë bashkëpunim, gjithnjë duke punuar së bashku në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve të këtushëm” – theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.