Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic gjatë një vizite që i bëri Komunës së Kamenicës u takua me Kryetarin e kësaj komune, z. Shaip Surdulli. 24 gusht 2012, Prishtinë
“Ne si ministri do të bëjmë çmos që të vazhdojmë përkrahjen ndaj Komunave si në infrastrukturë ashtu edhe në nevojat tjera që paraqiten. Unë jam i bindur se projektet që kanë filluar edhe do të realizohen me kohë dhe sipas normave që ekzistojnë”- theksoi Ministri Petrovic.
Gjatë kësaj vizite kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Surdulli e njoftoi Ministrin Petrovic për realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë më përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe falënderoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep kësaj Komune.
Ndër projektet që do të realizohet së shpejti në Komunën e Kamenicës është edhe “Trotuari dhe riasfaltimi i rrugës në mes dy rreth rrotullimeve në Kamenicë”, projekt ky i financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Kamenicës.
Përndryshe Komuna e Kamenicës është një ndër komunat shembull për bashkëpunimin e nacionaliteteve pa dallim, u tha në këtë takim.