Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunën e Mamushës

Në kuadër të vizitave  nëpër komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan … 02 qershor, Prishtinë

Në kuadër të vizitave  nëpër komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitoi Komunën e Mamushës, ku u takua me Kryetarin e Komunës z. Arif  Bütüç.

Gjatë kësaj vizite Zëvendëskryeministri Petrovic, premtoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë të mbështesë Komunën e Mamushës, në realizimin e projekteve për shërbime sa më të mira për qytetarët.

"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës, e më këtë rast edhe në shërbim të komunës suaj. Do të përkrahim projektet të cilat do të shërbejnë për një jetë sa më cilësore për qytetarët, sepse suksesi juaj është edhe suksesi ynë”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic, gjatë takimit me Kryetarin e Mamushës, z. Arif Bütüç.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors