Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi komunën e Obiliqit

Në kuadër vizitave nëpër komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot qëndroi … 30 mars  2011, Prishtinë

Në kuadër vizitave nëpër komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot qëndroi në komunën e Obiliqit, ku u takua me kryetarin e kësaj komune,  z. Mehmet Krasniqi.

Në këtë takim Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq tha se Ministria që ai drejton do të vazhdojë përkrahjen  dhe mbështetjen në realizimin e shumë projekteve për komunën e Obiliqit, si edhe më parë.

"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka për qëllim vetëm decentralizimin, formimin e komunave të reja, por edhe forcimin e komunave që ekzistojnë e në veçanti, forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve në këto komuna, dhe kjo vlen edhe për komunën e Obiliqit" – u shpreh ministri Petrovic.

Gjatë këtij takimi kryetari I Obiliqit, e njoftoi Zëvendëskryeministrin Petrovic, rreth problemit që ka ndeshur kjo komunë me Korporatën Energjetike dhe ndotjet që po i shkaktohen, si dhe furnizimin e dobët me energji elektrike.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri Petroviq premtoi se do të kërkojë zgjidhje në kuadër të kompetencave që ka, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.