Për tu njohur për së afërmi me progresin dhe sfidat me të cilat po përballen Komunat, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, vizitoi komunat Skenderaj, Gllogovc dhe Fushë Kosovë… 13 prill 2011, Prishtinë
Për tu njohur për së afërmi me progresin dhe sfidat me të cilat po përballen Komunat, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, vizitoi komunat Skenderaj, Gllogovc dhe Fushë Kosovë.
Gjatë vizitës në Komunën e Skenderajt, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndër prioritet e punës gjatë mandatit të saj e ka vënë mbështetjen për komunat në drejtim të fuqizimit të qeverisjes lokale.
"Do të qëndrojmë me ju dhe pranë jush për ti tejkaluar bashkërisht të gjitha sfidat me të cilat po përballet qeverisja lokale. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Kryetarin e Skenderajt, z. Sami Lushtaku.
Në vizitat që u bëri komunave Skenderaj, Gllogovc dhe Fushë Kosovë, Zëvendëskryeministri Petrovic u njoftua nga Kryetarët se procesi i regjistrimit të popullsisë po vazhdon të realizohet pa probleme dhe se është mirëpritur nga qytetarët.
Gjithashtu kryetarët e Komunave Sami Lushtaku dhe Burim Berisha e njoftuan Zëvendëskryeministri Petrovic se në të dyja komunat marrëdhëniet ndër-etnike mes qytetarëve janë mjaft mira.