Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic viziton komunën e Malishevës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka bërë një vizitë në  komunën e Malishevës, më qëllim të njoftimit sa më të afërt për progresin dhe sfidat me të cilat përballet kjo komunë…
14 Prill 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka bërë një vizitë në  komunën e Malishevës, më qëllim të njoftimit sa më të afërt për progresin dhe sfidat me të cilat përballet kjo komunë.

Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga kryetari i komunës së Malishevës, z. Isni Kilaj dhe më këtë rast u njoftua për të arriturat, nevojat, synimet dhe problemet më të cilat ballafaqohet kjo komunë.

Me këtë rast zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, premtoi mbështetje të vazhdueshme për komunën e Malishevës e në veçanti përmendi projektin për të cilin do të ndihmojë ministria që ai drejton.

"Biseduam për zbatimin e projekteve që janë më me prioritet dhe një ndër ta është edhe projekti i pastrimit të ujërave të zeza, në vlerë prej 223 mijë eurosh, projekt ky ka filluar vitin e kaluar dhe në premtojmë se do të mbështesim këtë projekt”, tha zëvendëskryeministri Petrovic.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors