Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Rakić priti ambasadoren e Kroacisë Danijela Barišić

23 Qershor 2020, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakić  sot është takuar me ambasadoren kroate në Kosovë Danijela Barišić.

Ministri Rakić e njoftoi ambasadoren me planin dhe aktivitetet e ministrisë dhe theksoi se ai do të përmirësojë bashkëpunimin me të gjitha komunat me qëllim që të rritet autonomia lokale, të fuqizohet kapaciteti përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe përfaqësimit demokratik, si dhe të përmirësohen kushtet e punës në qeveritë lokale.

“Ndihma dhe mbështetja e të gjitha institucioneve, po ashtu edhe  ambasadës  kroate, është e një rëndësie të madhe për të gjithë qytetarët, për prosperitetin e tyre dhe cilësinë e jetës”, theksoi më tej Rakić.

Ndërsa, Ambasadorja Barišić e njoftoi zëvendëskryeministrin Rakić për përpjekjet dhe prioritetet e Qeverisë kroate, në lidhje me integrimin e ardhshëm evropian.

Po ashtu në takim u diskutua edhe situata aktuale politike, zhvillimi ekonomik, koronavirusi dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm.

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors