Procesi i Decentralizimit, përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare për Kosovën dhe koordinimi me faktorin ndërkombëtar ishin sot temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Slobodan Petrovic dhe përfaqësuesve të vendeve të Kuintit në Kosovë.
04 shtator 2012, Prishtinë
Procesi i Decentralizimit, përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare për Kosovën dhe koordinimi me faktorin ndërkombëtar ishin sot temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Slobodan Petrovic dhe përfaqësuesve të vendeve të Kuintit në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në takim përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë, në përbërje të: znj. Tracey Ann-Jacobson, Ambasadore Amerikanë në Kosovë, Ambasadori Britanez në Kosovë, z. Ian Cliff, Ambasadori Italian në Kosovë, z. Michael Giffoni, z. Jean- Francois Fitou, Ambasador i Francës, z. Matthias Kiesler, Zëvendësambasadori Gjerman, dhe z. Robert Willton, Zëvendësshefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Petrovic, paraqiti progresin që ka shënuar Kosova në zbatimin e procesit të decentralizimit dhe krijimit të komunave të reja si dhe të arriturat për proceset tjera nëpër të cilat po kalon Kosova.
Lidhur me veprimet e fundit që janë marrë në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Petrovic foli për Zyrën Administrative në Veri të Mitrovicës dhe tha se kjo Zyrë ka vënë themelet e para të krijimit të Komunës Veriore dhe se po punon me kapacitet të plotë për të ofruar shërbime për qytetarët.
Përfaqësuesit e Vendeve të Kuntit, shprehën mirënjohje për Zëvendëskryeministrin Petrovic për kontributin që ka dhënë në proceset politike në Kosovë posaçërisht për procesin e decentralizimit dhe koordinimit dhe avancimit të qeverisjes lokale ne vend.